Vendosni fjalën kyçe....

“Theva hundën” – Putin kujton kohët e tij në boks


Presidenti rus Vladimir Putin ka treguar eksperiencën e tij të parë negative në boks.

Gjatë forumit “Rusia – Superfuqi e sportit”, Putin bisedoi me kreun e Federatës Ruse të Boksit, Umar Kremlev.

Kur Kremlev i tregoi Putinit një dorezë boksi prej diamanti, udhëheqësi rus kujtoi kohët e tij të vjetra në këtë sport.

“Sporti i parë që bëra ishte boksi. Theva hundën. E gjitha mbaroi mjaft shpejt. Nuk shkova te mjeku, ne e rregulluam vetë atë. “ – tha presidenti rus, citon RT.

Putin shtoi se lëndimi i mori kohë për t’u shëruar dhe gjatë kësaj kohe kishte zgjedhur të kalonte në sporte të tjera.

Presidenti rus njihet për aftësitë e tij në xhudo, pasi mban rrip të zi në këtë sport.

Ai është gjithashtu fans i hokejit në akull dhe merr pjesë rregullisht në një ligë amatore me miq dhe ish-profesionistë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *