Një incident ka ndodhur gjatë vizitës së bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdogan dje në ambasadën turke në Beograd.
Sipas Espreso.rs, pati një keqkuptim në një kafene pranë ambasadës, mes sigurimit të Zonjës së Parë turke dhe personave që ishin të pranishëm aty.
Sipas informacioneve jozyrtare, stafi i sigurimit i Emine Erdogan, hynë të armatosur në një kafene aty pranë në rrugën Krunska, për të parë situatën e sigurisë në atë pjesë të qytetit me rastin e vizitës së Zonjës së Parë.
Mirëpo disa mysafirë dhe kamerierët i ndaluan ata të hynin, duke u thënë se nuk donin që njerëz të armatosur të hynin në kafene.
Sipas dëshmirarëve ndodhi një grindje midis sigurimit të armatosur dhe njerëzve në kafene.
Zyrtarët turq të sigurisë më pas thirrën një shef sigurie të ambasadës duke bërë që situata më pas të qetësohej.
Ndërsa ka pasur shumë polemika nëse ky informacion është me të vërtetë i saktë, tani është publikuar një fotografi ku shihen qartë burrat e armatosur me armë. Fotografia siç duket është bërë në Zemun.