Presidenti i Këshillit Evropian, Donalt Tusk, i ka bërë thirrje Turqisë të ndalojë shpimet e paligjshme në brigjet e Qipros, duke thënë se përpjekjet e saj po dëmtojnë ribashkimin e ishullit të ndarë etnikisht dhe po minojnë marrëdhëniet e mira me BE-në.
Donald Tusk tha të premten se prania e tij në kryeqytetin e Qipros, Nikosia, është një tregues i “solidaritetit të plotë” të Bashkimit Evropian me Qipron.
Ai tha se udhëheqësit e BE-së tashmë kanë “dënuar ashpër” shpimet e Turqisë në ujërat ku Qiproja ka të drejta ekskluzive ekonomike dhe se BE-ja “qëndron e bashkuar” me vendin, në dritën e veprimeve të fundit të Turqisë.
Javën e kaluar, Turqia rinisi shpimet në Mesdhe duke thënë se po mbron interesat e saj dhe të turqve qipriotë.