Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç thyen heshtjen pas takimit me Grenell: Askush s’na e ka ofruar ndarjen e Kosovës


Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka ofertë për ndarjen e Kosovës dhe se vendet që e kanë njohur Kosovën nuk do tërhiqen nga vendimi.

Sipas kreut të shtetit serb, vendet në fjalë duan ta shohin Serbinë pa Kosovën dhe se Serbisë nuk duan t’i japin asgjë.

“Askush nuk na ofron ndarjen, askush nuk na ofron asgjë. Nuk dëshirojnë të na japin asgjë”, deklaroi Vuçiç para gazetarëve në Kovin, i pyetur nëse ardhja e të dërguarit amerikan, Richard Grenellit ofron bindjen se do të hiqet taksa dhe nëse nga Serbia do të kërkohet diçka në kompensim, shkruan Lajmi.net.

Ai ka deklaruar se i duhen disa ditë për të reflektuar pas bisedës me Grenell për të vendosur se çfarë do të ndodhë më tej.

Deklaratat e Vuçiçit vijnë pas takimit më të dërguarin e presidentit Trump për raportet Serbi-Kosovë dhe arritjen e një marrëveshjeje të mundshme mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *