Vendosni fjalën kyçe....

Akademia suedeze justifikon çmimin Nobel për Handke: Nuk vlerësojmë qëndrimet politike


Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin ‘Nobel’ për letërsi, austriakut Peter Handke, është pritur me shumë kritika, për shkak se ai njihet si përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Në një prononcim për ‘The New York Times’ , sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, tha se nuk kanë parë pikëmamjet politike të Handke kur kanë vendosur për t’i dhënë çmimin.

 “Nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrarë në raport me qëndrimet politike”, janë fjalët e Malm.

Ndërsa ‘CNN‘ shkruan se gjithashtu u ka kërkuar një koment ‘Fondacionit Nobel’ lidhur me vendimin për t’i dhënë Handke çmimin.

Mirëpo përgjigja nga ky fondacion ishte: “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Vlerësimi i Handke-s me çmimin Nobel nuk është pritur mirë veçanërisht në Kosovë e në Shqipëri. Madje Akademia e Shkencave në Kosovë ka kërkuar anulimin e këtij vendimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *