Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi: Mbrëmë në protestë policia dhunoi dhe iu fshiu pamjet filmike dy gazetarëve


Ish-deputetja Albana Vokshi, tha sot përpara kamerave se policia kishte dhunuar dy gazetarë, të cilët po raportonin live nga protesta në zonën e Astirit mbrëmjen e kaluar.

Vokshi tha se dy gazetarëve u janë shkatërruar të gjitha materialet filmike dhe fotografike.

“Po mbrëmë, dhjetëra policë me uniformë apo të veshur civilë, kanë kryer një akt tjetër të pashembullt të cilin unë do e quaja kriminal, ndaj punonjësve të shtypit, të medias.

Ledio Duni, Rigert Kapllani, mbi ta është ushtruar dhunë fizike, psikologjike, verbale. Iu janë shkatërruar të gjitha materialet filmike, materialet fotografike, janë kërcënuar e shantazhuar që të mos denonconin.

Bëj me dije se ata ishin në krye të detyrës duke raportuar në kohë reale protestën e banorëve të Astirit.

Dhuna ndaj mediave, dhuna ndaj fjalës së lirë, mostransparenca, ndalimi i informimit të publikut për atë çfarë po ndodh jo vetëm në Astir por në gjithë Shqipërinë, është jo vetëm antikueshtetuese, antiligjore por përbën rrezik edhe për demokracinë.

Ndaj ne jemi sot këtu përpara Prokurorisë, për t’i kërkuar asaj të identifikojë çdo polic me uniformë apo pa uniformë që mbrëmë ka guxuar të ngrejë dorë ndaj shtypit, që duhet të jetë i lirë.”, deklaroi Vokshi.

Tre ish-deputetë të PD-së, Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Gent Strazimiri u paraqitën sot në Prokurori, për të kërkuar pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Shefit të Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Tiranë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët sipas kësaj force politike kanë dhunuar protestuesit në Zonën e Unazës së Re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *