Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët danezë s’e mbajnë dot të qeshurën teksa po flisnin për blerjen e disa elefantëve (Video)


Raporti i kryeministres daneze vërtetoi se mbledhjet parlamentare mund të jenë mjaft argëtuese teksa seanca u ndërpre me deputetët që shpërthyen në të qeshura pa ndërprerje për një nga temat në rendin e ditës në parlament siç ishte blerja e disa elefantëve dhe një deveje.

Pas disa orësh debat politik në Parlament, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, foli për blerjen shtetërore të katër elefantëve të fundit që kishin mbetur në cirkun e vendit.

Ajo u përpoq të ishte serioze por pas pak çastesh e gjithë salla ishte duke qeshur, teksa kryeministrja në gaz po përpiqej të përfundonte raportin e saj.

Transaksioni u miratua në shtator, si një hap drejt ndalimit të plotë të përdorimit të kafshëve të egra në shfaqje. Ramboline, Lara, Djunga dhe Jenny u blenë për 11 milionë korona danez (rreth 1.6 milionë euro).

Por një rrethanë e paparashikuar u zbulua më pas. Ramboline nuk mund të ndahej nga shoqja e saj më e mirë, deveja Ali. Të dy kanë pasur një marrëdhënie afatgjatë dhe së pari kjo u zbulua në një dokumentar në TV kombëtar danez në vitin 2010.

“Ne morëm informacione të rëndësishme se do të ishte e gabuar të ndaheshim Ramboline dhe Ali”, tha duke qeshur Mette Frederiksen nga foltorja.

“Kjo është arsyeja pse ne në fakt e morëm Aliun,” përfundoi kryeministrja, pasi deputetët po qeshnin njëzëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *