Banorët e Unazës së Re po zhvillojnë protestën e radhës edhe pse në zonë janë me qindra forca policie.
Në mbështetje të tyre kanë vajtur është edhe demokrati Klevis Balliu i cili lëshoi akuza ndaj kryeministrit Rama.
“Qindra forca policie të armatosur deri në dhëmbë kanë ardhur këtu. Për çfarë? Për të vrarë e plagosur qytetarët. Ky Edvin i drogës. Ky njeri i drogës, i krimit, ky që kërkon të bëjë kulla këtu e të lajë lekët e drogës. Gruaja e Bilalit nuk do ia dalë mbanë që vrasë institucionin e protestës. “Këtu do jemi, këtu do jemi nesër, këtu do jemi pasnesër. A do ketë koha Policia e Shtetit të vijë këtu çdo ditë? Edi Rama tregoi se është asgjë më shumë e asgjë më pak se i biri i të atit, një komunist i ndyrë që do gjakderdhje. Bundestagu i kërkoi ndëshkimin e krimit të organizuar, ndërsa ky vjen ndëshkon qytetarët e Unazës.” – tha ndër të tjera Balliu në fjalën e tij.
Banorët e Unazës së Re, kanë muaj që protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit të zgjerimit të rrugës.
Ditët e fundit, pas disa muajsh qetësie, policie është rikthyer duke ndaluar disa banorë të zonës e ka kjo ka çuar në tensionimin e situatës mes banorëve e policisë.