Vendosni fjalën kyçe....

Humbi Nobelin për Paqen, Piers Morgan vë në lojë Greta Thunberg


Greta Thunberg nuk arriti dot të fitonte çmimin Nobel për Paqen, por kjo nuk do të thotë që moderatori Piers Morgan nuk kishte asgjë për të thënë lidhur me këtë.

Metro shkruan se moderatori vuri në lojë aktivisten adoleshente, pasi NOBELI iu dha kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.

Atij iu dha çmimi për përpjekjet e tij për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar” përmes marrëveshjes së paqes me Eritrenë.

Kështu Morgan shkroi në “Twitter”: “Si guxuan ata t’ja japin çmimin dikujt që e falsifikoi paqen?”

Piers Morgan nuk ishte shumë i lumtur kur doli lajmi se Greta Thunberg ishte nominuar për çmimin Nobel për Paqen.

Ai shkruante: “Çfarë bëri ajo për paqen saktësisht? Ajo thjesht është shumë, shumë e zemëruar për ndryshimin e klimës, abuzoi me shumë të rritur dhe tmerroi miliona fëmijë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *