Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se Sekretari për Sigurinë Kombëtare, Kevin McAleenan është dorëhequr vetëm gjashtë muaj pasi u emërua në krye të këtij departamenti.
Trump tha se McAleenan kishte bërë një punë të mirë dhe shtoi se për sekretarin e ri do të bënte një njoftim javën e ardhshme, shkruan CNBC.
Ai shtoi se ka patur “shumë kandidatë të mrekullueshëm”.
“Kevin McAleenan ka bërë një punë të jashtëzakonshme si Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Sigurisë së Brendshme. Ne kemi punuar mirë së bashku me Kufijtë. Kevin tani, pas shumë vitesh në Qeveri, dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe të kalojë në sektorin privat”– postoi Trump.
McAleenan mori përsipër detyrën si Sekretar i Departamentit të Sigurisë së Brendshme pasi Trump kërkoi dorëheqjen e Kirstjen Nielsen në fillim të këtij viti. Para kësaj, McAleenan kishte shërbyer si komisioner i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve.