Vendosni fjalën kyçe....

“Në 6 vjet, Rama vodhi e shpërdoroi 4.6 miliardë euro” – Basha publikon videon


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se kryeministri Rama është një gënjeshtar kronik. Edhe pse premtoi mirëqeverisje e ulje taksash, solli varfëri, korrupsion e rritje taksash rekord në 30 vite.

Në videomesazhin e publikuar nga Basha, theksohet se Rama është mashtrues dhe nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet.

“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson!” – shkrua Basha në Facebook.

Edi Rama është mashtrues. Ai nuk mbajti premtimet, me të cilat erdhi në pushtet. Rama 2013.

Premtimi 1

Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve.

Fakt

Taksat u rritën për 95 % të shqiptarëve. Paguajmë më shumë  1.9 miliardë euro taksa.

Premtimi 2

Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën e qumështit, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin.

Fakt

Edi Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara as nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 61% në 71%. 3.2 milairde euro PPP janë borxh i fshehur

Në 6 vjet, Edi Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro ose  sa buxheti në 1 vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *