Vendosni fjalën kyçe....

“Operacioni ushtarak i Turqisë është shkelje e sovranitetit të Sirisë” – Qëndrimi i Ligës Arabe


“Operacioni ushtarak i Turqisë në verilindje të Sirisë është një shkelje e integritetit territorial të vendit”, argumentoi Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe.

“Veprimet e Ankarasë përbëjnë një pushtim të tokës së një shteti arab dhe një agresion ndaj sovranitetit të tij,” tha Ahmed Aboul Gheit të shtunën.

Organizata ku bëjnë pjesë 22 vende, mbajti një takim urgjent në nivel ministror të shtunën për të diskutuar mbi operacionin ushtarak në territorin sirian.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Mohamed Ali Alhakim, presidenti aktual i Lidhjes Arabe, dënoi sulmin e Ankarasë dhe i bëri thirrje Lidhjes të rivendoste anëtarësimin e Sirisë. Damasku u pezullua nga organizata në 2011, pasi qeveria u akuzua për sulme brutale ndaj protestuesve.

Turqia nisi operacionin e saj ushtarak kundër luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë të mërkurën. Presidenti turk, Erdogan, tha se operacioni synon t’i japë fund “korridorit të terrorit” në kufirin jugor të vendit të tij.

Duke krijuar një “zonë të sigurt”, Turqia mund të ndihmojë në lehtësimin e kthimit të qindra mijëra refugjatëve sirianë, shtoi ai.

Shumë vende, përfshirë aleatët e Turqisë në NATO, kanë kritikuar ashpër operacionin ushtarak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *