Pas një jetër dite trazirash në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, i cili pa protestuesit të bllokonin rrugët dhe të depërtonin në ndërtesat qeveritare, presidenti Lenin Moreno pranoi të rishqyrtojë anulimin e diskutueshëm të subvencioneve të karburantit.
“Për shkak të “kompleksitetit të situatës”, Moreno do të rishqyrtojë Dekretin 883, i cili zemëroi aq shumë njerëzit”, njoftoi në ‘Tëitter’ kryebashkiaku, Jorge Yunda Machado.
Presidenti gjithashtu u ofroi liderëve të protestës që të fillojnë bisedimet për të zgjidhur krizën dhe ata e pranuan ftesën.
Por përveç propozimit të dialogut, Moreno njoftoi gjithashtu se po prezanton një shtetrrethimi dhe “militarizim” të Quitos, duke filluar nga ora 8 e mbrëmjes.
Pamjet nga Quito të shtunën ngjasuan me një zonë lufte, me barrikada, zjarre dhe bomba me gaz lotësjellës të lëshuara nga policia ndaj turmave e tërbuara.
Protestuesit, të përfaqësuar kryesisht nga indigjenët e Ekuadorit, i vunë zjarrin Zyrës së Kontrollorit të Përgjithshëm dhe shkatërruan ndërtesën e parlamentit, duke thyer xhamat dhe duke hedhur mobiljet në rrugë. Demonstruesit bllokuan gjithashtu të gjitha rrugët që çojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Quitos.
Ndërtesat administrative të marra nga protestuesit ishin bosh, pasi Moreno kishte lëvizur tashmë qeverinë në qytetin e Guayaquil, që ndodhet 250 kilometra në jug-perëndim të Quitos.
E sotmja ishte dita e dhjetë e trazirave, që shpërthyen pasi qeveria njoftoi masa shtrënguese si pjesë e një marrëveshje kredie prej 4.2 miliardë dollarësh me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Pezullimi i subvencioneve të karburantit e çoi çmimin e benzinës nga 1.85 dollarë në 2.39 dollarë për gallon (3.7 litra), ndërsa çmimet e naftë u rritën me 123 përqind – nga 1.03 dollarë në 2.29 dollarë.
Moreno u tregua edhe më herët i gatshëm të rishqyrtonte masat dhe fajësoi ish-presidentin, Rafael Correa dhe liderin e tij aleat të Venezuelës, Nicolas Maduro, se ishin pas demonstratave.