Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti polak bën transportin publik falas, për këdo që mban me vete një libër të Olga Tokarczuk


Pasi autorja polake u shpall fituese e çmimit Nobel në letërsi për viti  2018, transporti publik në vendlindjen e saj në qytetin Wroclaw, do të jetë falas këtë fundjavë.

Autoritetet e transportit të qytetit në Wroclaw, ku jeton Olga Tokarczuk, thanë se të gjithë ata që mbajnë në dorë një nga librat e saj mund të hipin falas në autobusë dhe tramvaj gjatë fundjavës.

 “Sapo dëgjuam lajmin se Olga Tokarczuk fitoi çmimin nobel këtë të enjte, donim që ta ndanim gëzimin tonë me të gjithë qytetarët e vendit, të cilët e shpallën shkrimtaren si një qytetare nderi. Të dielën, çdo pasagjer që mban një libër të Olgas, mund të lëvizi falas nëpër qytet”– u shpreh zëdhënësi i bashkisë së vendit, Przemyslaw Galecki.

Olga Tokarczsuk u shpall fituese e “Çmimit Nobel” në Letërsi për vitin 2018, pasi ky çmim u shty për një vit pas skandalit të ngacmimit seksual.

Ndërsa Ministri i Financave i Polonisë ka thënë se ai do të heqë dorë nga fatura e taksës së të ardhurave për 905,000 dollarët që Tokarczuk fitoi me çmimin Nobel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *