Vendosni fjalën kyçe....

Rama u ankohet mediave të huaja për çeljen e negociatave: Nuk jam optimist për javën e ardhshme


Kryeministri Edi Rama ka pranuar për mediat e huaja se nuk është optimist për atë që do të ndohë në javën e ardhshme duke iu referuar çështjes së negociatave.

 “A jam optimist? Jo. Nuk ka shumë vend për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme.“, tha Rama për The Irish Times.

Sipas Ramës, ky është një problem që lidhet me politikat e brendshme të BE-së.

Rama është pyetur edhe për mungesën e një Gjykate Kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se vendi po pastrohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

 “Ne pastruam aq shumë sa gjykata kushtetuese është fshirë praktikisht. Dhe tani ata [BE] thonë: ‘Mirë, ju pastruat por nuk keni gjykatë kushtetuese’, u ankua kryeministri shqiptar.

Rama shtoi lidhur me negociatat: “Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtar i BE-së javën tjetër. Ne e dimë se nuk mund ta bëjmë këtë pa një gjykatë kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit. . . të cilat mund të vazhdojnë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni në 10 vjet. “/Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *