Gratë dhe vajzat e reja u radhitën për të marrë një rrahje terapeutike gjatë një festive vjetore hindu të mbajtur në jug të Indisë. Thuhet se ceremonia ekstreme fetare për të kuruar sëmundjet dhe për të larguar shpirtrat e këqij.
Pamjet e çuditshme tregojnë sesi gratë ulen në gjunjë me kokën poshtë dhe drejtojnë duart e tyre kah prifti, i cili i godet si pjesë e festimeve “Vijayadasami” të mbajtura në fshatin Bavithram Vellalapatti.
Pjesëmarrëset goditen nga priftërinjtë, të cilët janë të veshur me rroba ceremoniale. Rituali është menduar të shpëtojë gratë dhe vajzat nga shpirtrat e këqij, si dhe të shërojë sëmundjet. Sipas traditës, nëse një grua nuk ndjen dhimbje, kjo do të thotë se ajo ka rënë viktimë e forcave të errëta.
“Kur prifti godet gratë, ato nuk do të ndiejnë dhimbje nëse posedohen nga shpirtrat e këqij. Përndryshe, do të jetë e dhimbshme. Shpirtrat e këqij pas disa goditjesh do të largohen nga trupi i gruas, ” tha një banore lokale për RT.