Një sherr ka ndodhur në Vlorë mes dy personave dhe arkitetit të bashkisë së këtij qyteti.
Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër, kanë goditur arkitektin e bashkisë së Vlorës, me inicialet K.M.
“Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.