Sara dhe Ledioni bëhen prindër për herë të dytë, djali vjen në jetë para kohe


Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të dytë.  Ishte Sara ajo e cila e bëri publik lajmin për ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një foto me dy djemtë e saj.

Sara tregon se djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Roman ka ardhur në jetë para kohe dhe peshon 2.9 kilogramë.

“Çmendurisht e dashuruar me Romanin tonë, i lindur dje në 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg, gëzim i pastër”, shkruan Sara krahas fotos.

Sara dhe Ledioni janë prindër edhe të një djali tjetër, London Noor Liço. Ata janë shprehur më parë se dëshirojnë një familje të madhe.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *