Duket se Vladimir Putin është lodhur aq shumë nga pretendimet ruse të ndërhyrjes, saqë ai ‘fshehtësisht’ i tha një gazetari të NBC se Moska me siguri do të ndikojë në votimin e SHBA në vitin 2020.
Vjeshta e vitit 2020, koha kur SHBA do të zgjedhë presidentin po afron dhe gazetari Keir Simmons i NBC, i cili erdhi në Moskë për të moderuar forumin e Javës së Energjisë, u përpoq të merrte disa informacione lidhur me çështjen në fjalë.
“A është Rusia e dyshuar se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA?”, pyeti Simmons, një gazetar në Mbretërinë e Bashkuar që punon si korrespondent i huaj për kanalin amerikan.
Putin më pas e mbuloi mikrofonin me dorën e tij dhe pëshpëriti: “Unë do t’jua them në fshehtësi: Po, ne me siguri do ta bëjmë këtë. Por mos i thuaj askujt, mirë?”, shtoi Putin duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje.