Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë në klubin e natës në Brooklyn, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur


Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur pas disa të shënave me armë zjarri në Brooklyn.

Incidenti ndodhi pas orës 7 të mëngjesit, në një klub nate në Avenue Utica, shkruajnë mediat amerikane.

Policia tha se katër burra u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes. Ndërsa dy burra dhe një grua u dërguan në spital pasi kishin mbetur të plagosur rëndë.

Një atentat i ngjashëm ndodhi gjashtë ditë më parë në një lokal nate në Kansas të SHBA-së, ku një person hyri brenda dhe vrau 4 veta dhe plagosi 5 të tjerë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *