16 besimtarë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë ndërsa një xhami u sulmua në shtetin e Afrikës perëndimore të Burkina Fasos, thanë burimet e sigurisë.
Një grup personash të paidentifikuar hapën zjarr brenda një xhamie në fshatin Salmossi në provincën veriore të Oudalan, sipas raporteve të mediave lokale.
Sulmi ndodhi në orët e vona të së premtes, shkruan ‘AFP’, megjithëse raportet filluan të dalin të shtunën. Trembëdhjetë njerëz u vranë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë humbën jetën më vonë.
Ky nuk është sulmi i vetëm që ndodh në Burkina Faso. Në korrik, 15 njerëz u vranë kur militantët sulmuan një kishë të krishterë në fshatin verior të Diblou.