Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia s’ka frikë nga izolimi, do u përgjigjemi sanksioneve në të njëjtën mënyrë” – Ministria e Jashtme


Turqia do t’i përgjigjet çdo sanksioni amerikan në kuadrin e reciprocitetit të plotë, tha të premten Ministria e Jashtme turke.

“Askush nuk duhet të dyshojë se Turqia do t’i përgjigjet sanksioneve të mundshme të SHBA-së me të njëjtën masë”, tha zëdhënësi Hami Aksoy, duke iu përgjigjur një deklarate të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, për sanksione të mundshme kundër Turqisë në lidhje me operacionin e saj në veri të Sirisë .

Kur filloi ‘Operacioni Pranvera e Paqes’, qeveria amerikane u informua në të gjitha nivelet, tha Aksoy, duke shtuar se Turqia po lufton kundër organizatave terroriste që paraqesin një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare dhe do të vijojnë me këtë luftë.

Ministria e Jashtme gjithashtu ndau objektivin dhe fushën e operacionit me publikun në qartësi të plotë gjatë një njoftimi për shtyp të premten, shtoi ai.

“Ne nuk kemi frikë nga izolimi, nëse e vërteta është në anën tonë, pasi ne po synojmë të luftojmë terrorizmin”, vijoi më tej zëdhënësi Aksoy.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *