Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet parlamentare në Poloni, gjithçka duhet ditur


Polonia përballet me zgjedhje parlamentare të dielën, që konsiderohen ndër më të rëndësishmet 30 vitet e fundit.

Pse zgjedhjet janë të rëndësishme?

Sipas ekspertëve,  zgjedhjet janë thelbësore sepse nëse PiS rizgjidhet, atëherë do të kishte një mandat të riformulonte Poloninë në imazhin e saj konservator. Ajo gjithashtu do të forconte pozitat e partisë në pushtet në përplasjet e saj me Brukselin.

Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2015, partia Ligji dhe Drejtësia (PiS) ka rritur rolin e shtetit si një kampion i vlerave konservatore sociale dhe garant i mirëqenies ekonomike.

Përveç kësaj, partia në pushtet ka ndërmarrë disa reforma që sipas opozitës janë përpjekje për të vënë nën kontroll drejtësinë. Votimi i së dielës shihet si referendumi i parë për ndryshimet gjithëpërfshirëse të katër viteve të kaluara.

Zgjedhjet kanë rëndësi për votuesit dhe pjesëmarrja mund të arrijë në 60 përqind ndërsa pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet në Poloni ishte 62.7 përqind, në vitin 1989.

Kush janë partitë kryesore?

Ligji dhe Drejtësia (PiS)

PiS është partia në pushtet e vendit, e udhëhequr nga Kaczynski. Imazhi i partisë populiste konservatore, të krishterë demokratike dhe e krahut të djathtë është dëmtuar disi nga disa ngjarje që kanë ndodhur së fundmi e që kanë çuar në dorëheqjet e kryetarit të parlamentit  dhe zëvendësministrit të Drejtësisë.

Pavarësisht përplasjeve me BE mbi sundimin e ligjit, politikën mjedisore dhe migrantët, PiS ka mbetur popullor në Poloni, falë një programi shoqëror i cili përfshin 116 euro për çdo fëmijë të një familjeje. Tani partia premton të dyfishojë pagën minimale për punëtorët nëse rizgjidhet.

Koalicioni Qytetar, me partinë Platforma Qytetare (PO)

PO është partia kryesore opozitare polake. Ajo është gjithashtu partia e Presidentit të Këshillit Evropian në ikje, Donald Tusk, i cili ishte kryeministër nga viti 2007 deri në vitin 2014. Shumica e sondazheve e mbështesin atë në rreth 21-28%. PO është hapur pro-BE.

PO nuk po kandidon si një parti e pavarur, por në një koalicion të quajtur Koalicioni Qytetar / Koalicja Obyëatelska (KO). PO është partia më e madhe e koalicionit, e cila numëron edhe partinë Noëoczesna dhe të Gjelbrit.

E majta

E majta është një koalicion parlamentar i bërë nga Aleanca Demokratike e Majtë (SLD), Pranvera dhe Leëica Razem dhe parti të tjera të vogla të majta si Lëvizja Juaj dhe Partia Socialiste Polake. SLD (ose Sojusz Leëicy Demokratycznej) është një parti e majtë që dikur ishte shumë me ndikim në Poloni deri në fillim të viteve 2000 kur u rrëzua nga një skandal i madh korrupsioni dhe nuk u ngrit më kurrë.

SLD nuk ka deputetë aktualë, dhe aktualisht nuk ka deputetë të majtë në parlament. Koalicioni i majtë shpreson se do të ndryshojë pas zgjedhjeve.

Konfederata

Konfederata është një koalicion i ekstremit të djathtë i themeluar në vitin 2018 me partitë e krahut të djathtë dhe të së djathtës KORËiN, Lëvizjes Kombëtare dhe partive të tjera. Ajo nuk fitoi asnjë vend në zgjedhjet e BE në 2019 dhe sipas sondazheve ka rreth 6% të elektoratit.

Partia Popullore Polake (PSL)

PSL është një parti rurale  dhe gëzon rreth 6% të mbështetjes publike. Udhëheqësi i saj, Ëładysłaë Kosiniak-Kamysz, është ndër më të respektuarit në të gjithë opozitën. Prandaj ai përmendet ndonjëherë si kryeministër i ardhshëm i mundshëm, nëse Ligji dhe Drejtësia nuk arrin të fitojë 50% të vendeve në parlament.

Kukiz’15

Partia Kukiz u themelua gjatë fushatës parlamentare të 2015 nga ylli rock Paëeł Kukiz, i cili bëri fushatë në një platformë anti-establishment dhe fitoi 20% të votave. Disa nga kandidatët e partisë së tij ishin politikanë të ekstremit të djathtë e disa prej tyre përdorën parulla raciale gjatë fushatës.

Deputetët e partive në zgjedhjet e fundit

Të drejtat e LGBT

Çështja e të drejtave LGBT ka qenë një veçori përçuese e fushatës zgjedhore. Për dallim nga shumica e vendeve të BE-së, partneritetet civile dhe martesat e të njëjtit seks janë të paligjshme në Poloni.

PiS në pushtet duan ta mbajnë atë të të pandryshuar.

“Familja është një grua, një burrë, në një marrëdhënie të përhershme dhe fëmijët e tyre,” tha Kaczynski.

Kaczynski ka denoncuar gjithashtu homoseksualitetin si një ideologji dhe një kërcënim për shoqërinë polake, një popullsi që në mënyrë dërrmuese e identifikon eten si katolike.

Çfarë e bën PiS kaq popullore?

Pas tetë vjetësh në opozitë, PiS mori përsëri pushtetin në vitin 2015. Një kombinim i retorikës nacionaliste dhe premtime bujare të mirëqenies ishin dehëse për votuesit. Ajo fitoi shumicën e parë absolute që nga kthimi i Polonisë në demokraci.

Ndihmuar nga një ekonomi në lulëzim, partia rriti shpenzimet sociale. Shumë nga politikat e saj kanë shkuar kundër ortodoksisë ekonomike, por janë pritur ngrohtësisht nga mbështetësit. Partia uli gjithashtu moshën e pensionit nga 67 vjeç në 60 për gratë dhe 65 për burrat, megjithë popullsinë në plakje të Polonisë. Nëse rizgjidhet, PiS është zotuar se do të dyfishojë pagën minimale.

PiS gjithashtu ka prezantuar një pagesë vjetore të pensionit dhe një ligj i cili do të përjashtojë shumicën e punëtorëve nën moshën 26 vjeç nga pagimi i taksës mbi të ardhurat.

Për më tepër, PiS ka sfiduar konvergjencën e Polonisë ndaj vlerave liberale perëndimore, duke u bërë thirrje atyre që mendonin se identiteti dhe traditat e vendit ishin të rrezikuara nga integrimet evropiane.

Çfarë thonë sondazhet?

PiS ka një epërsi të madhe dhe pritet t’i fitojë zgjedhjet, megjithatë është ende e paqartë nëse do arrijë të marrë shumicën që e lejon të qeverisë e vetme.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Al Jazeera e Euronews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *