Vendosni fjalën kyçe....

As Messi e as Ronaldo, Mourinho zgjedh dikë tjetër si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave


Jose Mourinho ka patur një karrierë të shkëlqyeshme menaxheriale me skuadrat e Chelsea, Inter Milan, Real Madrid dhe Man United.

Gjatë një konference për mediat, Jose Mourinho i ka dhënë një goditje të dyfishtë Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke konsideruar si lojtarin më të madh të të gjitha kohërave brazilianin Ronaldo.

Është ish-lojtari i Barcelonës, ​​ku Mourinho filloi fazat e para të karrierës së tij, ai i cili i ka bërë më shumë përshtypje.

Mourinho punonte si përkthyes për Bobby Robson gjatë kohës së anglezit në krye të gjigandëve spanjollë dhe ai u befasua nga ardhja e Ronaldos.

Braziliani i quajtur El Fenomeno, do të konsiderohej më vonë si një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij dhe do të fitonte dy Kupa Botërore me Brazilin.

“Fenomeni Ronaldo, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karrierë më të gjatë, ata kanë mbetur në krye çdo ditë për 15 vjet.  Sidoqoftë, nëse flasim saktësisht për talent dhe aftësi, asnjëri nuk e tejkalon Ronaldon ( Nazario). Kur ai ishte te Barcelona me Bobby Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë të dilte në fushë. Dëmtimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ai djalë 19-vjeçar ishte diçka e jashtëzakonshme.”, tha trajneri Mourinho, citon “Mirror“.

Ronaldo Luís Nazário de Lima shënoi 62 gola në 98 paraqitje për Brazilin, përfshirë dy gola në finalen e Kupës së Botës në 2002-in kundër Gjermanisë dhe vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *