Sot pasdite, banorët e Unazës së Re zhvilluan një tjetër protestë kundër prishjes së banesave të tyre.
Protestës së sotme iu bashkua edhe kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha.
Në vendprotestën e banorëve kanë qenë prezentë forca të shumta policie.
Këto ditë autoritetet policore kanë ndaluar disa protestues me shkakun se bllokojnë rrugën. Ndërkohë opozita ka denoncuar ndalimet dhe i ka cilësuar si të paligjshme.