Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon ndaj Lleshaj: Jeton në dy shtëpi të padeklaruara , nuk mund të kuptosh qëndresën për mbrojtjen e banesave


Pas deklaratës nga ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, ka reaguar Partia Demokratike.

Pas shoqërimit të Klevis Balliut në polici së bashku me disa qytetarë të cilët kanë protestuar për banesat e tyre në zonën e Astirit, Lleshaj u shpreh se PD po përdor fëmijët.

Gazmend Bardhi, PD i është përgjigjur ministrit Lleshaj, duke thënë ndër të tjera se ai nuk e kupton dot qëndresën e banoreve, të cilët po mbrojnë banesat e ndërtuara me djersë.

Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qëndresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara”- shprehet Bardhi.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *