Vendosni fjalën kyçe....

“Duam ujë, Vrapo për Ujë” – Ky është momenti kur Erion Veliajt i doli Maratona jashtë kontrollit (VIDEO)


“Duam ujë”, “Vrapo për ujë”, kështu thërrisnin sot një grup të rinjsh në Maratonën e Tiranës, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj po përpiqej të mbante një fjalim.

Ky ishte momenti që i prishi ditën kryebashkiakut, i cili shumë i entuziazmuar lajmëroi nisjen e Maratonës si dhe në fund shpalli fituesit e saj.

Siç shihet në videon e mëposhtme, grupi i të rinjve qëndrojnë në radhë të parë me një banderolë gjigande në duar mbi të cilën shkruhet: “Running for free water” ose përkthyer në shqip “Vrapimi për ujë falas”. Kjo protestë është organizuar nga aktivistët e Organizatës Politike, të drejtuar nga Arlind Qori.

Në muajt e fundit shumë banorë të zonave të ndryshme të Tiranës janë ankuar se furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Në veçanti zona e Astirit apo dhe e Yzberishtit që kanë pasur mungesë totale të furnizimit me ujë.

Një pjesë e mirë e banorëve iu drejtuan ujit që shitej në autobote, i cili rezultoi se nuk ishte i pijshëm madje i infektuar, çka bëri që në fillim të shtatorit shumë persona të shtroheshin në spital. Veliaj u detyrua t’i bënte thirrje qytetarëve që të mos e konsumonin më ujin që shitej në autobote./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *