Vendosni fjalën kyçe....

Franca projekton trajnerin për të ardhmen


Zinedine Zidane është projektuar në më shumë se një herë si pasuesi i mundshëm i Didier Deschamps në përfaqësuesen franceze. Të zëvendësosh Deschamps në stolin e “gjelave” nuk është aspak e lehtë, një trajner që në vitet e fundit ka dërguar Francën në finalen e “Euro2016” dhe dy vite më pas i dhuroi Kupën e Botës.

Zidane mund të pres sërish për ti marrë vendim pasi Federata France e Futbollit po mendon ti ofrojë një kontratë të re Deschamps. Sipas “L’Equipe”: FFF mund ti ofrojë një kontratë të re trajnerit aktual deri në dhjetor 2022.

Deschamps ka një kontratë të vlefshme deri në përfundim të “Euro2020”, kjo lëvizje e Federatës Franceze shihej si një shenjë mirënjohje për një trajner kampion bote, cili do të jetë përfundimi i “Euro2020”, Deschamps mund të vijoj i qetë punën në stolin e Francës, gjithnjë nëse pranon ofertën e re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *