Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet nga hajdutët mbi motora mbesa e kryeministrit indian, Narendra Modi


Mbesa e kryeministrit indian Narendra Modi është përballur me disa hajdutë të hipur në motor në New Delhi. Banditët u larguan me paratë e gruas, dy telefona celularë dhe disa nga dokumentet e saj të udhëtimit.

RT” shkruan se Damayanti Modi ndodhej jashtë një hoteli në kryeqytetin Indian kur grabitësit ia mbathën me çantën e saj brenda të cilës mbante rreth 56,000 rupi ose (788.20 dollarë), celularët dhe dokumentet.

Gruaja tha për “India Today TV” se ajo ishte nisur për të kapur një fluturim për në Ahmedabad në Indinë perëndimore, por të gjitha dokumentet e saj të identifikimit mungonin.

Damayanti është vajza e vëllait të kryeministrit Modi dhe ajo së fundmi sapo ishte kthyer në Delhi nga Amritsar.

Grabitje me profil të lartë kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Dehlit kohët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *