Vendosni fjalën kyçe....

Helmohen 26 kosovarë që po rinumëronin votat, dyshohet nga zarfet e ardhura nga Serbia


Ndërpritet procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, për shkak të kundërmimit të zarfeve.

Mediat në Ksoovë shkruajnë se procesi i numërimit të votave është ndërprerë rreth orës 11:00, për shkak se janë helmuar rreth 26 zyrtarë të Kosovës, të ngarkuar me detyrën për nukmërimin e zarfeve.

Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve tha se zyrtarët e prekur kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Në një prononcim për gazetën Express, Buzhala ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *