Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës në Fushë Mëzez Kashar i cili për pasojë ka ndërruar jetë, raporton policia.
Sipas policisë dyshohet se personi ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.