Pas fitores me Greqinë, Italia i bashkohet Belgjikës duke u kualifikuar në Euro 2020 disa ndeshje para përfundimit të eliminatoreve.
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Mancini arritën të shënojnë dy herë në portën e ballkanasve që janë praktikisht jashtë garës për një nga dy vendet e para.
Në ndeshjet e tjera në grupe të bie në sy barazimi i Norvegjisë në fushën e Spanjës.
Në pjesën më të madhe të grupeve kualifikimi është ende i hapur me shumë ekipe me emër që nuk e kanë prerë ende biletën.