Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënime për jetën, Trudeau detyrohet të veshë jelek antiplumb në fushatë (FOTO)


Kryeministri Kanadez Justin Trudeau është parë i veshur me një jelek të papërshkueshëm nga plumbat, gjatë një takimi fushate në Ontario.

Kjo vjen pasi Trudeau ka marrë një kërcënim serioz për jetën. Kjo masë është thuajse e padëgjuar më parë për politikën kanadeze.

Trudeau gjithmonë është treguar i afërt me dashamirësit e tij por këtë radhë ishte më pak i arritshëm për 2,000 përkrahësit që shkuan ta dëgjojnë në tubim.

Fotografitë e publikuara në media, tregojnë se Trudeau ishte veshur me jlek antiplumb nën këmishë, ndërkohë që personeli i sigurisë e shoqëronte atë përmes turmës.

Gruaja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, ishte planifikuar ta prezantonte atë para se të mbajti fjalimin e tij- mirëpo ajo nuk u shfaq fare në skenë, shkruan RT.

Masat paraprake u morën pasi fushata u ndërgjegjësua për një kërcënim të besueshëm të sigurisë, sipas CBC.

Për dallim nga fqinji i saj në jug, në Kanada pothuajse nuk ka histori të dhunës politike dhe masa të tilla të sigurisë janë pothuajse të padëgjuara në politikën kanadeze.

Ndërkohë në mediat sociale është ngritur një tjetër shqetësim, se lajmi për kërcënime ndaj Trudeaut mund të mos jetë i vërtetë dhe kjo është vetëm një përpjekje për të ngjallur simpatinë ndaj kryeministrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *