Vendosni fjalën kyçe....

Lihen në burg 3 protestuesit, Balliu: Qeveria vjedh, në qeli futen qytetarët


Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 personat e arrestuar para disa ditësh, me akuzën se bllokuan rrugën pas protestës së mbajtur tek ‘Unaza e Re’. Bëhet fjalë për këta persona; Skënder Doda, Ilir Katiraj si dhe Gramoz Shehu.

Mbi ta rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe bllokimi i rrugës, ndërsa me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, kjo vepër penale dënohet deri në 3 vite burg.

Por sipas avokatëve mbrojtës, rruga nuk u bllokua vetëm nga këta 3 persona, ndërsa shtuan se nuk pati arsyetim te vendimit.

Banorët kanë kërkuar lirimin e 3 të arrestuarve. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se ndërkohë që qeveria vjedh, në burg futen qytetarët.

Balliu tha se bashkë me qytetarët do të tërhiqen që të marrin një vendim se çfarë rruge do të ndjekin për protestën e tyre.

“Ky do marrë zvarrë (Rama). Do tërhiqemi për vendim. Brenda 2-3 orësh do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Ai nuk njeh asgjë. As familje, asgjë. Ata shijojnë paratë. Nga 3 milionë lekë që kishte në llogari, bëri shtëpi në Surrel. Këta vjedhin çdo ditë. 1 mln e 200 mijë euro i kanë dhënë këta banorë shtetit. Ai projekt banditesk nuk ndalet”, tha Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *