Vendosni fjalën kyçe....

Mes sulmit turk, qindra të afërm të anëtarëve të ISIS arratisen nga kampi në Siri


Qindra të huaj të lidhur me grupin e Shtetit Islamik IS (dikur ISIS) kanë shpëtuar nga një kamp në veri të Sirisë në mes të sulmeve nga Turqia.

Zyrtarët kurdë thonë se të arrestuarit sulmuan portat në kampin e zhvendosjes Ain Issa, ndërkohë që afër po zhvilloheshim luftimet.

Turqia nisi një sulm javën e kaluar që synonte forcat e drejtuara nga kurdët.

Kombet e Bashkuara thonë se 130,000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe shifra mund të rritet.

Turqia i akuzon kurdët se janë terroristë dhe thotë se dëshiron t’i largojë ata nga një “zonë e sigurt”, duke arritur rreth 30 km brenda Sirisë.

Presidenti turk Reçep Tayip Erdogan gjithashtu planifikon të rivendosë brenda zonës më shumë se tre milion refugjatë sirianë që aktualisht ndodhen në Turqi.

Çfarë ndodhi në Ain Issa?

Detajet e arratisjes nuk dihen ende. Një grup monitorimi thotë se janë larguar rreth 100 të afërm të anëtarëve të huaj të grupit militant të IS, por autoritetet kurde thonë se bëhet fjalë për gati 800 të afërm.

Kampi Ain Issa mban rreth 12,000 njerëz të zhvendosur, mes të cilëve gati 1.000 janë gra dhe fëmijë të huaj me lidhje xhihadiste. Administrata kurde thotë se kampi ka mbetur “pa roje”.

VINI RE: Ky artikull është përshtatur në shqip me shkurtime nga BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *