Vendosni fjalën kyçe....

Nisin hetimet, si është gjendja e zyrtarëve të helmuar pas hapjes së zarfave që vinin nga Serbia


Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me helmimin e 26 zyrtarëve që po numëronin zarfat e ardhura nga Serbia.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha: “Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje në ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”.

26 zyrtarë të shtetit që kanë qenë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në kohën kur janë hapur pesë kutitë me zarfe të ardhura nga Serbia kanë shfaqur shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Të gjithë këta persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Fehmi Agani’, në Prishtinë, e më pas janë referuar nga mjekët e kësaj qendre për në QKUK.

Doktorët e kësaj qendre i thanë gazetës Express se pacientët, kanë pasur simptoma të temperaturës, kruarjes  e djegies në fytyrë e duarë.

 “Të gjithë këta pacientë ishin tek ne. I trajtuam, mirëpo i referuam për në QKUK. Kishin temperaturë, djegie e kruarje në fytyrë e duar. Ishin të shqetësuar”, thanë zyrtarë të QKMF’së.

Para pak minutave me atoambulanca kanë mbërritur në Klinikën Infektive të QKUK’së, 9 nga 26-zyrtarët e shtetit të cilat dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota nga Serbia në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Ata po trajtohen në Infektiv.

“Gjendja është stabile. Kanë pasur disa skuqje. Janë nëntë persona që po trajthen”,  tha drejtori i Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu.

Ndërkohë policia për momentin nuk po lejon asnjë zyrtar e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *