Vendosni fjalën kyçe....

Osmani-Ramës: Me kë u konsultove në Kosovë për “Shengenin Ballkanik”?


Kandidatja e parë grua për kryeministre në Kosovë, ka kritikuar idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanik”, nga kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

 “Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, është shprehur Osmani.

Në një intervistë për KTV, Osmani ka kritikuar Ramën duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.

“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *