Vendosni fjalën kyçe....

“Prano Kosovën” – Mediat serbe zbulojnë porosinë e SHBA-së për Vuçiçin


I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell vizitoi kryeqytetet e dy vendeve respektive.

Por duket se për Serbinë vizita e tij ka rezultuar e pakëndshme. Kjo pasi shumë media serbe shkruajnë se Grenell i kërkoi Beogradit zyrtar, të bëjë hapa para dhe të njohin pavarësinë e Kosovës. Dhe ai ishte shumë i qartë për këtë.

“Biseda mes Vuçiçit dhe Grenelit nuk ishte aspak e lehtë. Ai qartë kërkoi që Serbia të njohë Kosovën. Serbia është në një pozitë shumë të vështirë. Ka momente të vështira përpara për vendin tonë”, citon Kurir një burim nga qarqet diplomatike.

Ky lajm është shpërndarë me shpejtësi në disa media serbe.

Vuçiç edhe vetë e ka pranuar këtë me deklaratat e tij, ku tha se ishte një takim i vështirë ai me Grenell.

“Kam lexuar se ‘Amerika ndryshoi qëndrim’ në gazetat tona pesë mijë herë. Pikërisht për të marrë litarët për t’u varur sepse ata ju vendosin në një pozitë të pamundur, sepse tani njerëzit presin diçka tjetër. Amerika e ka njohur Kosovën dhe ata po na kërkojnë të njohim Kosovën. Çfarë tjetër pret? Të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën duan ta shohin Serbinë pa Kosovën. Unë nuk jam budalla të mos kuptoj se cili është thelbi”- tha Vuçiç.

Analisti i politikës së jashtme Bosko Jaksic pretendon se me Grenell nuk ka bisedime të lehta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *