Vendosni fjalën kyçe....

Tre të rinj nga Kosova dënohen me 11 vjet burg pse vodhën një çamçakëz (VIDEO)


Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar tre persona, dy vajza e një djalë me më shumë se 11 vjet burgim për një tentivë për grabitje, ku të dyshuarit kishin marrë veç një çamçakëz.

Mediat në Kosovë shkruajnë se e gjithë ngjarja ndodhi në mars të 2018, kur E.D djalë dhe L.R vajzë tentuan të grabitin një dyçan në lagjen Kalabria. 

Sipas Klan Kosova, djali u dënua me 4 vjet edhe dhjetë muaj burg. Për këtë arsye të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre,  nuk pajtohen me dënimin.

 “Vepra e parë “vjedhje në tentativë”, faktikisht ka mbetur në tentativë, ndërsa sa i përket mbajtjes së armës, ajo nuk ka qenë armë”, ka thënë avokati mbrojtës.

Ai gjithashtu po thotë se pranimi i fajësisë është rrethanë lehtësuese, por kështu nuk veproi gjykata sipas mbrojtësit të të pandehurit.

Dy të rinjtë kishin hyrë si klientë por nën kërcënimin e armës kishin tentuar të grabisin para, ndërsa një shoqe e tyre bënte roje jashtë.

Pavarësisht se ishte nën presion, punonjësja ishte mbrojtur duke ndezur alarmin dhe në largim e sipër gjithçka arritën të merrnin ishte një çamçakëz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *