Qeveria në Uganda lajmëroi para disa ditësh planet për të miratuar një projektligj që parashikon dëmime me vdekje për homoseksualitetin.
Ky veprim ka alarmuar aktivistët e komunitetit të LGBT-së në vendin e Afrikës Lindore.
Ministri i Etikës në Uganda, Simon Lokodo, tha në një intervistë për mediat lokale të enjten, se ligjet e tanishme që kriminalizojnë seksin homoseksual – që parashikojnë dënimime me burg të përjetshëm – nuk janë edhe aq të ashpra.
Kur u pyet nga një prezantues pse projektligji po prezantohet tani, Lokodo tha: “Kodi penal penalizon vetëm aktin (seksin gay)… Tani ne po themi se çdo gjë, si rekrutimi, promovimi, shfaqja… përbën krim ndaj këti ligji.”
Uganda bëri shumë zhurmë në vitin 2009 kur prezantoi projekt-ligjin anti-homoseksualizmit që përfshinte dënime me vdekje për seksin homoseksual.
Ligjbërësit e vendit miratuan një projekt-ligj në 2014, por ata e zëvendësuan klauzolën e dënimit me vdekje me një propozim për dënim të përjetshëm në burg.
Presidenti Yoëeri Museveni nënshkroi projektligjin, por më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese e vendit për hollësi teknike.
Museveni i tha “CNN” në një intervistë në 2014 se sjellja seksuale është çështje zgjedhjeje dhe njerëzit homoseksualë janë “të pështirë”.
Por anëtarët e komunitetit LGBTQ në Uganda janë zotuar të luftojnë këtë përpjekje për të rikthyer projektligjin.
Aktivizmi vendas luajti një rol të madh në rezistimin ndaj këtij projektligji në vitin 2014. Clare Byarugaba, një aktiviste e LGBTQ në organizatën e të drejtave të njeriut tha për CNN se komuniteti do t’i rezistojë “homofobisë së legalizuar” edhe këtë herë.
Kjo përfshin kërkesa ndaj gjykatave për shfuqizimin e ligjit, lobimin te deputetët dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë për të vendosur sanksione ekonomike.