Vendosni fjalën kyçe....

Angelina Jolie: Gratë e forta formohen nga burrat përreth tyre


Aktorja Angelina Jolie ka përkrahur rolin që burrat mund të luajnë në formësimin e personaliteteve të vajzave të reja.

Aktorja, e cila luan në filmin “Maleficent: Zonja e së Keqes”, gjithashtu thotë që personazhet femra në filma nuk duhet të portretizohen si fizikisht të ashpra në mënyrë që të konsiderohen të forta.

“Unë mendoj se shumë shpesh, kur një histori tregon se ‘kjo është një grua e fortë’, ajo grua duhet të rrahë burrin, ose duhet të jetë si burrë, ose ajo duhet të mos ketë nevojë disi për burrin”, tha Jolie para gazetarëve.

Duke iu referuar personazhit të princeshës Aurora, që luhet nga aktorja Elle Fanning, Jolie tha: “Ne të dyja kemi shumë nevojë dhe dashurojmë dhe mësojmë nga burrat.”

“Dhe kështu që unë mendoj se është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për vajzat e reja, që të gjejnë fuqinë e tyre, por duke respektuar dhe mësuar nga burrat përreth tyre”, vazhdoi aktorja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *