Banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë. Ata kanë kërkuar shpalljen non-grata të ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt pas gjestit fyes të këtij të fundit mbrëmjen e djeshme.
Ata kanë deklaruar se do e nënshkruajnë peticionin dhe do ia dërgojnë presidentit Meta.
Ndër të tjera ata kanë deklaruar se do vijojnë t’i mbrojnë banesat e tyre me çdo kusht.
Banorët akuzojnë kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij për tensionet e krijuara së fundmi në zonë, ku ata protestojnë prej shumë muajsh.
“Nuk na frikëson as dhuna, as shantazhi, as presioni. Do i mbrojmë banesat tona me çdo kusht dhe nga kushdo. Unaza është e jona. I bëj thirrje organizatave ndërkombëtare jashtë dhe brenda vendit të reagojnë. Pse nuk reaguan menjëherë pas gjestit të Borchardt.” – tha njëri prej banorëve gjatë fjalës së tij.