Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja indiane hyn në histori, lind fëmijë në moshën 75-vjeçare


Një grua 75-vjeçare raportohet se ka lindur një foshnje që peshon vetëm 600 gramë në shtetin verior të Rajasthan të Indisë duke hyrë në histori. Foshnja u lind para kohe, në muajin e 6-të e gjysmë të shtatëzanisë përmes mënyrës cezariane.

Gruaja, e cila përshkruhet si e dobët nga pikëpamja mjekësore dhe fizike si rezultat i të pasurit vetëm një mushkëri, më parë kishte adoptuar një fëmijë, por dëshironte të lindte vetë dhe për këtë arsye kërkoi trajtim ‘In vitro’.

Ajo njoftohet se lindi një vajzë foshnje, e cila u dërgua menjëherë në inkubator.

“Gruaja e moshuar nuk kishte fëmijë dhe ajo kishte adoptuar një djalë të të afërmve të saj, por nusja e saj e rrihte atë, pas së cilës vendosi të lindte një fëmijë të vetin,” – tha për Hindustan Times, Dr. Abhilasha Kinkar, e cila lehtësoi asistoi në lindje.

Siç ndodh shpesh në Indi, mosha e saktë e gruas nuk dihet sepse gjeneratat e vjetra nuk kanë certifikata zyrtare të lindjes që vërtetojnë moshën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *