Një sasi prej 26 kg kanabis është sekuestruar në Krujë ku dhe është arrestuar një 44-vjeçar.
Në kuadër të operacionit “Noja 3” u arrestua shtetasi me iniciale B.M banues në fshatin Nojë.
Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.