Vendosni fjalën kyçe....

“Jeni me ne apo me terroristët?” Erdogan mesazh të ashpër aleatëve të NATO-s


Presidenti i Turqisë, Erdogan, është i indinjuar që anëtarët e NATO-s nuk po e mbështesin operacionin e Ankarasë në Sirinë fqinje, që synon milicitë lokale kurde, duke argumentuar se duke bërë kështu ata janë duke anuar nga terroristët.

Ankaraja është bërë pjesë e presionit diplomatik dhe ekonomik nga anëtarët e tjerë të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, pas vendimit të saj për të filluar një operacion ushtarak në veri-lindje të Sirisë javën e kaluar.

Një embargo e shitjeve të armëve dhe masa të tjera janë në tryezë mbi atë që Turqia e cilëson si një fushatë legjitime kundër terrorizmit.

Erdogan të hënën kritikoi mungesën e mbështetjes nga kombet që supozohet se janë aleatë në NATO. “Sipas nenit 5 të traktatit të NATO-s, cilën anë duhet të marrin? Ata duhet të qëndrojnë pranë nesh,” u tha ai gazetarëve, duke iu referuar gurthemelit të marrëveshjes që thotë se një sulm ushtarak mbi një anëtar është një sulm për të gjithë ata.

Erdogan tha se disa njerëz në Turqi mendonin se keqtrajtimi ishte për faktin se kombi i tyre është aleati i vetëm me shumicë myslimane të NATO-s. Ai zgjodhi të besonte se liderët evropianë thjesht ishin keqinformuar për atë që po bënte Ankaraja, tha presidenti.

“Kam parë që ata, për fat të keq, nuk dinë shumë nga faktet dhe janë nën presionin e një dezinformimi shumë serioz,” tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *