Ditën e sotme kombëtarja do të luajë sfidën ndaj Moldavisë për kualifikueset Euro 2020.
Për Shqipërinë kompeticioni mund të quhet i mbyllur pasi pas humbjes me Turqinë shpresat për kualifikim u shuan.
Prandaj ndaj Moldavisë trajneri Edi Reja pritet të hedhë në fushë një formacion ndryshe me lojtarë të rinj dhe një skemë tjetër.
Në portë Reja ndryshe nga sfidat e para do i besojë kuadratin Etrit Berishës dhe do lejë në stol Thomas Strakoshën,
Mbrojtja do ndryshojë edhe skemën, nga 4 lojtarë pritet të vendosen 3 me Kumbullën në qendër dhe nga krahët Ismajilin dhe Gjimshitin.
Mesfusha pritet të ketë trafik pasi trajneri italian i kombëtares do rreshtojë 5 lojtarë. Gjasula, Abrashi dhe Bare në qendër ndërsa nga krahët Lenjani dhe Roshi.
Sulmi është reparti i cili nuk do ketë ndryshime nga sa kemi parë në sfidat e mëparshme, me Manajn dhe Cikaleshin të cilët u duhet të shtyjnë topin në rrjetën kundërshtare.
Por Reja ka përgatitur edhe një formacion alternativ me një skemë tjetër: