Vendosni fjalën kyçe....

Venecia jep opinionin përfundimtar: Edhe nëse ka shkelje vendos Kushtetuesja


Komisioni i Venecias ka publikuar opinion përfundimtar për vendimin e Presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas një analize të gjatë për bazën ligjore të kompetencave të Presdientit, precedntëve të mëparshëm në vendin tonë si edhe në procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, Komisioni i  Venecias dha opinionin përfundimtar.

Në pjesën e konkluzioneve, në dokument theksohet se edhe nëse presidenti ka kryer shkelje serioze ky veprim jo domosdoshmërisht mund të përbëjë shkak për shkarkim të Metës.

“102.Në fund, edhe nëse u konstatuan shkelje serioze, kjo jo domosdoshmërisht mund të çojë në shkarkimin e Presidentit, duke marrë parasysh fuqinë e fuqinë e seancë së Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet kushtetuese, siç është parimi i balancave të pushteteve”.

Gjithashtu Komisioni i Venecias shkruan se në fund të të gjithë procedurave i takon Gjykatës Kushtetuese për të vendosur për shkarkimin apo jo të Presidentit.

“99.Pas vendimit të Parlamentit në fund i takon Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale përbën shkelje të Kushtetutës dhe nëse shkelja është e karakterit serioz që mund të përbëjë shkelje për shkarkim.”/Hashtag.al

Opinioni i plotë i Komisonit të Venecias


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *