Përdorimi i një fotografie të marrë nga rrjeti, i është kthyer si bumerang kongresmenit republikan të Floridas, Brian Mast, i cili uroi ditëlindjen Marinës amerikane me anë të një postimi në ‘Tëitter’duke përdorur një foto të anijes ruse ‘Pyotr Velikiy’.
Postimi u shfaq në mëngjesin e 13 tetorit kur Marina e SHBA-së po festonte ditëlindjen e saj të 244-të. Ajo u fshi shpejt, por jo para se të kapej nga zv.redaktori i mbrojtjes në ‘Politico’, Dave Broën, i cili komentoi: “Kjo është anija luftarake ruse ‘Pyotr Velikiy’.”
Mast, një veteran i ushtrisë amerikane që humbi të dy këmbët dhe gishtin në Afganistan, bëri një tjetër postim urimi duke përdorur një video zyrtare nga Marina e SHBA-së, por ishte shumë vonë.
Përdoruesit e mediavet sociale komentuan jo pak marrësin e medaljes ‘Purple Heart’ për gabimin e tij, veçanërisht pasi ai tashmë kishte ‘një lidhje ruse.’ Mast mori një dhurim prej 2.173 dollarësh në vitin 2018 nga një ‘Igor Furman’.
Prokurorët kanë këmbëngulur që Furman, është një biznesmen ukrainas dhe bashkëpunëtori i Rudi Giuliani, i cili u arrestua të mërkurën. Ata u akuzuan për mbledhjen e kontributeve të jashtëligjshme të huaja për zgjedhjet afatmesme të vitit 2018.