Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas dokumentit përfundimtar të Komisonit të Venecias: Opinioni konfirmoi qëndrimet e Presidentit


Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të Opinionit përfundimtar të Komisonit të Venecias duke deklaruar se dokumenti “si asnjë herë tjetër pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

Meta vuri në dukje disa nga konkluzionet e Opinionit, duke theksuar se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

  1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese. 
  2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
  3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
  4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
  5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *