Vendosni fjalën kyçe....

“Presidenti i CNN ka hakmarrje personale ndaj Donald Trump” – Publikohet materiali që demaskon televizionin amerikan (Video)


‘Project Veritas’ ka publikuar materialin e parë lidhur me atë që pati paralajmëruar më herët ndaj ‘CNN’.

Materiali hapet me një deklaratë audio të presidentit të CNN, Zucker, i cili thotë se nuk i intereson asgjë dhe se media e tij duhet të jetë e përqendruar te akuzat ndaj Trump.

Materiali është regjistruar nga Cary Poarch, i cili punon në zyrën në Uashington të CNN. Ai deklaroi se kishte vendosur të vinte kamera të fshehta për të ekspozuar paragjykimin në median ku punon.

Jeff Zucker, presidenti i CNN

“Nuk më rruhet për aktivitetin e MSNBC, ok? Nuk më rruhet për ta. Le të qëndrojmë të fokusuar te hetimet për akuzat ndaj Trump.”

Më tej në materialin video shfaqet Nick Neville, i cili është kordinator mediatik në CNN.

“Jeff Zucker, presidenti i CNN ka një hakmarrje personale ndaj Trump. Nuk do jetë diçka pozitive për Trump, ai e urren atë. Ai do mbajë qëndrim negativ.”

I dyti në video shfaqet Hiram Gonzalez, drejtor departamenti në CNN.

“Të mbetet mes meje dhe teje. Media krijoi këtë monstër. Mes teje dhe meje, ne e krijuam këtë monstër dhe tani ne po e hamë çdo ditë. Media krijoi monstrën Trump.”

Në video shfaqen disa materiale audio të presidentit të CNN, Zucker, i cili jep udhëzimet për punonjësit e tij.

Audio 1

“Po lëvizim drejt akuzave për fajësim. Ne nuk duhet të pretendojmë se kjo do shkojë në një drejtim. Të gjitha këto lëvizje shkojnë drejt akuzave për fajësim.”

Audio 2

“Për sa i përket frontit Lindsey Graham. E di që ka shumë njerëz që janë miqësorë me Lindsey Graham.”

Audio 3

“Ajo që po ndodh në SHBA është thelbësisht rezultati i lajmeve false , gjëra pa kuptim e konspirative nga Fox News. Konspiracionet  fake që Fox ka shpërndarë për vite me radhë, tashmë janë ngulitur në shoqërinë amerikane. Dhe kjo është tejet shkatërruese për Amerikën. Nuk mendoj se duhet të jemi të frikësuar.”

Videon e plotë e shihni Këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *